Nga: Profesori Anonim
Përshëndetje për të gjithë lexuesit e redaksisë, për të cilën po e shkruaj këtë lajm. Jam një opojan e besa shumë krenar që kam prejardhje nga treva e Opojës , trevë kjo prej të cilës kemi studentë, profesorë e doktorë shkencash nga fushat më të ndryshme.
Për këtë shkrim që po e shkruaj, dua të mbetëm anonim por dua të tregoj se jam një ish-profesor i studentit “rekordmen”. Me këtë shkrim dua t’i tregoj Opojës sime të dashur se neve si opojanë na përfaqësojnë djem e vajza tona, në mënyrë të denjë, kudo që i kemi ata. Pikërisht dua të ndalem e t’ju tregoj se kemi një djalosh që mburremi të gjithë me të, djalosh i cili është nga fshati Blaç i Opojës. Ajo që bëri ky djalosh është e vështirë të arrihet sepse kërkon shumë punë e sakrificë por nuk është e pamundur. Të përfundosh studimet në Universitetin e Prishtinës, pikërisht në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në drejtimin Konstruktiv, që me një fjalë do te thotë të bëhesh Inxhinier i Ndërtimit për një kohë rekorde, po aq sa zgjasin studimet për tri vite, këtë na e tregon djali nga Blaçi i Opojës, 20-vjeçari, z. Mazllum Kamber Kamberi.
Nuk është vetëm kjo që do t’ju habisë por, përveç kësaj, edhe me një notë mesatare gjatë studimeve goxha të lartë e pak të arritshme, në afërsisht 9.0. Tjetra që dua t’ju them është se, me një konkurrencë mbi 120 studentë të gjeneratës, djali opojan është i vetmi, i cili përfundoi studimet në kohë rekorde, sa edhe zgjasin ligjërimet për tri vjet, e kjo rrallëherë ka ndodhur në gjeneratat e mëparshme.
Për t’i vënë kapakun këtij shkrimi e kësaj teme, më e rëndësishmja është se, menjëherë pas përfundimit të studimeve në nivelin Bachelor, djaloshi vazhdon studimet në nivelin Master, ku edhe sukseset nuk kanë të ndalur, duke u treguar më i zgjuari në testin pranues të fakultetit dhe duke u ngritur si i pari në listën e të pranuarve, duke i anashkaluar shumë të tjerë studentë nga e mbarë Kosova. Sigurisht se të bëmat e djaloshit, nuk besoj se do të ndalen, pikërisht unë si ish-profesor i tij, i njoh shumë tipare. Është djalë i sjellshëm e bujar, i zgjuar e i talentuar dhe që rrjedh nga një familje fisnike opojane, me t’gjitha t’mirat të cilat do ta përfaqësojnë një opojan.
Kush nuk e njeh Mazllumin, mund ta kërkojë në Facebook, ku do të gjeni profilin e tij dhe të shikoni se për kë bëhet fjalë. Andaj, ju them të gjithë juve, si lexues shqiptarë kudo që jeni e që ndodheni e pikërisht juve opojanë të dashur, se Mazllumi është shembull i cili duhet ndjekur nga të gjithë ne dhe, përmes këtij shkrimi e kam mu këtë qëllim motivues që kjo të ndikojë e të ju motivojë edhe juve që të punoni dhe të keni suksese në lëmit përkatëse. Faleminderit që gjetët kohë të na lexoni dhe ju dëshirojë të gjithëve suksese në të gjitha sferat e jetës.