Shkodër, 06 shtator 2016 – Kombëtarja jonë shqiptare do ta përmbyllë sot sfidën me përfaqësuesen e Maqedonisë, e cila u ndërpre dje për shkak të shiut të furishëm.Siç është bërë e ditur nga FIFA, ndeshja rifillon në orën 14:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku simpatizantëve iu mundësohet hyrja falas.
Ndeshja u ndërpre mbrëmë në minutën e ’75 me rezultatin 1:1, pasi moti i keq me stuhi dhe shi të rrëmbyeshëm ka detyruar drejtuesit e takimit që ta ndërpresin, ndërkohë që golat i kishin shënuar nga Sadiku, në minutën e 9-të, ndërsa për Maqedoninë kishte shënuar Alioski, në minutën e ’51.
Sot vazhdon ndeshja me Maqedoninë – Hyrja falas!
POSTIMI PARAPRAKNë ushtrimin “Joint Effort” merr pjesë edhe FSK-ja!
POSTIMI I RADHËSRusia nuk ka kapacitet ta sfidojë SHBA-në!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.