Sot pritet vendimi nga UEFA – Përsëritja e ndeshjes në vend neutral?


uefa verdikti sotBeograd, 24 tetor 2014 – Gazeta serbe “Politika” ka raportuar se UEFA tashmë ka vendosur që të luhet ndeshje e re ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, në terren neutral dhe pa publik. Sipas kësaj të përditshmeje, Serbia ndëshkohet që të zhvillojë ndeshje pa publik, deri në fund të kualifikimeve. “Komisioni disiplinor i UEFA-së do të dal sot me këtë vendim për ndeshjen e ndërprerë më 14 tetor në stadiumin e Partizanit në Beograd: E para, ndeshja e re ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet në terren neutral dhe pa tifozë. E dyta: Federata serbe e Futbollit, për shkak të hyrjes së tifozëve në fushë, do të ndëshkohet me zhvillimin e ndeshjeve pa publik, deri në fund të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit, Franca 2016. Dhe, e treta, do të ketë dënim drastik me para për Federatën serbe të Futbollit”, citon kjo gazetë, burime të sigurta, brenda UEFA-së.


 

KËRKO FJALËT