Dragash, 28 janar 2016 – Në mbledhjen e parë të Kuvendit të Komunës së Dragashit për vitin 2016, ndër pikat tjera ishte edhe ajo e çështjes së sigurisë në këtë komunë të skajshme të Kosovës, për ç’gjë ishte ftuar për të raportuar komandanti i Stacionit policor në Dragash, Shaqir Uka.
Shkas për këtë raportim ishte dukuria e vjedhjeve, ku u potencua se ato kanë ndodhur në qendrat më të mëdha të trevës së Opojës (Bellobrad, Brezne dhe Bresanë), si dhe në vendbanimet e Gorës që shtrihen rreth brezit kufitar me Shqipërinë. Në paraqitjen e parë, para anëtarëve të Kuvendit, komandanti Uka prezantoi statistika pozitive, ku në secilën prej pikave që prezantoi, kishte rënie të numrit të rasteve. “Gjendja e sigurisë në komunën e Dragashit është e qetë dhe stabile”, tha Uka, duke kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë më shumë me organet e rendit.
Të gjithë anëtarët e kuvendit u pajtuan se numri i vjedhjeve ka rënë kohët e fundit, përpos anëtares nga komuniteti pakicë, Zinaida Elmazi, e cila gjendjen e sigurisë në trevën e Gorës e paraqiti si katastrofale. “Për çfarë gjendje të mirë sigurie po flisni, kur banorët e Gorës nuk e bëjnë gjumin rehat, pasi ballafaqohen me hajna. Unë ju them se kufirin me Shqipërinë nuk e ruan askush dhe kjo ka bërë që hajnat të operojnë lirshëm”, tha anëtarja e kuvendit, nga radhët e partisë boshnjake VATAN, Zinaida Elmazi. Ndërkaq, anëtarët tjerë kërkuan nga komandanti i policisë më shumë detaje rreth punës së policisë në këto raste, si dhe u interesuan për rezultatin e hetimeve rreth sulmit që iu bë zëvendësit të tij, rast ky që ka ngelur enigmë tek banorët e kësaj ane. Komandanti Uka tha se rasti në fjalë i ka kaluar policisë rajonale, e cila po vazhdon punën rreth zbardhjes së tij, ndërkohë që për shëndetin e zëvendëskomandantit që u sulmua me thikë, Elam Seferit, Uka tha se është shëndoshë e mirë dhe se ai është kthyer në punët e përditshme në polici.
Siguria në Dragash vlerësohet pozitive – Elmazi e vlerëson katastrofale!
POSTIMI PARAPRAKArrestohen dy persona, lidhur me vrasjen e të riut nga Sopia
POSTIMI I RADHËSKosova, vendi më i korruptuar në rajon!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Ka te drejte zotri Elmazi Kur thote nuk ka siguri ne komunen eSharri !? Por ai duhet te pranoj se pikerishte pjesa e sharrit ku ai perfaqson veprojne me direktivat e dy shteteve!!?Ata vet nuk bashkpunojne me organet esigurise te Kosoves por jan faktor destabilizus duke mbajtur gjithkunde pushtete paralele . Nuk largojne pushtetin e serbise por qdo muj ne menyra legale dhe ilegale raportojne te shefat etyre ne Belgrad . Nie dite do ti akuzojne dhe shtazet e egra se ne mnyre teorganizuar po e kalojne kufirin!! Integronu komplet ne vendin ku keni le dhe mos e humbeni identitetin tuaj se nuk mundeni me kerkue siguri Kur fmive ju merrni librat nga beogradi dhe Vulini ju prezentohet si mbrojtesi i juaj . Shumhere popujt vet krijojne kushte per mos me qene te sigurte …!!??
Mire ke than i nderum po nuk pe dishe qe Zinaida Elmazi eshte femer e jo zotni 😛
Sinqerishte nuk e kam ditur! Kan emra Te komplikua ku shume raste i dhe a nuk i dallon Te keta gjinit !! Flm. Per mirkuptim … Shnet!!