Tianjin, 14 gusht 2015 – Zjarrfikësit mund ta kenë shkaktuar shpërthimin apokaliptik në portin e qytetit Tianjin të Kinës, nga ku raportohet për të paktën 50 persona të vdekur, si dhe rreth 700 të tjerë të plagosur, në mesin e tyre rreth 70 rëndë. Ekspertët thonë se zjarrfikësit kanë hedhur ujë mbi një magazinë, e cila mbante materiale kimike delikate. “Në magazina kishte edhe kalcium karabiti, i cili reagon me ujin, duke krijuar acetilen, një gaz ky shpërthyes”, kanë pohuar ekspertët, duke shprehur dyshimin se zjarrfikësit mund ta kenë provokuar vetë shpërthimin e dytë, i cili i ngjau një bombe atomike. Ndërkaq, një zëdhënës i zjarrfikëseve ka deklaruar se ata nuk janë budallenj për t’mos e ditur këtë gjë. “Ne e dinim që aty kishte kalcium karabiti”, citohet zëdhënësi.
Shpërthimin në Kinë e shkaktuan zjarrfikësit?
POSTIMI PARAPRAKNë Restelicë aksidentohet një fëmijë – Shoferi ikën!
POSTIMI I RADHËSNë Prizren, biçiklisti aksidenton këmbësorin!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.