Kaosjung, 02 gusht 2014 – Të paktën 25 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur, nga një seri shpërthimesh të gazpër çuesit, në qytetin jugor të Tajvanit, Kaosjung.
Mësohet se shkak i shpërthimeve ishte dëmtimi i tubacioneve të gazit, në zonën qëndrore të këtij qyteti. Forcat e ushtrisë dhe policisë u angazhuan në mbështetje të zjarrëfikësve, për ta përballuar situatës. Pëpos viktimave në njerëz, janë shkaktuar edhe dëme të mëdha, si rrugë të prishura, automjete të djegura e të dëmtuara, godina të shkatërruara dhe gjithçka që ndodhej në këtë zonë.
Autoritetet lokale thanë se nuk do të mundë ta përballojnë gjithë koston financiare për sanimin e dëmëve, prandaj po presin edhe ndihmat ndërkombëtare.
Shiko pamjet në Youtube