Dragash, 21 janar 2025 – Anëtari i Kuvendit të Komunës së Dragashit, nga radhët e komuteteve joshumicë, Nexhmidin Sejdillar, ka publikuar një akuzë ndaj qeverisjes lokale, duke thënë se kjo qeveri po vepron kundër pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë në këtë komunë. Këtë postim, Sejdillar e kishte bërë, duke marrë shkas nga shkarkimi i drejtorit të Mbrojtjes, Shpetimit dhe Shërbimeve Publike, Nuhia Tairovci. Madje, ai ka thënë se një veprim të tillë e kishte paralajmëruar vite më parë dhe, sipas tij, tani po ndodhë.
Redaksia jonë ka kontaktuar të parin e komunës, Bexhet Xheladinin, duke kërkuar më shumë informata rreth kësaj akuze të Sejdillarit. Aty mësohet se kanë ndodhur ndryshime në koalicionin qeverisës. “Pa dashur t’i komentoj akuzat e personit në fjalë, i cili jo rrallë këtë punë bën, me synim përçarjen e harmonisë ndërnacionale që kemi në komunën tonë, ju njoftoj se ne e kemi prishur koalicinin me subjektin VAKAT. Për rrjedhojë, drejtori e liron atë pozitë dhe, në vend të tij kemi emëruar një zyrtar shumë të vyer dhe më përvojë 15-vjeçare në këtë drejtori, i cili realisht mbante barrën më të madhe në menaxhimin e këtij dikasteri. Fjala është për zyrtarin, Rexhep Ibrahimi, i cili gjithashtu i përketë komunitetit joshumicë, e që bie ndesh me këto akuza për, gjoja diskriminim nacional”, tha për redaksinë tonë kreu i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.
Shkarkimi i drejtorit – Pasojë e prishjes së koalicionit!
POSTIMI PARAPRAKDetaje rreth sulmit ndaj zyrtarit, Vetim Ramadani!