Zubin Potok, 25 shtator 2021 – Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok është djegur nga serbët, të cilët nuk po e pranojnë reciprocitetin për targat. Gjithashtu, serbët kanë hedhur granata dore edhe në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan, por që nuk kanë arritur ta djegin.
Po ashtu serbët kanë paralajmëruar edhe djegien e Qendrës së Regjistrimit në Leposaviq. Policia ka dal në vendngjarje, ku raportohet për tensionim të situatës.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke e quajtur këtë si akt kriminal. “Sot rreth orës 01:00 pas mesnate, nga një akt kriminal me elemente terroriste është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve, e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do të kemi më shumë informata. Po ashtu, është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan, ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes. Këto veprime kriminale tregojnë më së miri se çfarë do të ndodhte në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, nëse nuk do të kishim praninë e njësive speciale për të garantuar rend dhe siguri. Ministria e Punëve të Brendshme me agjencitë e saj angazhohet për rend, siguri dhe sundim të ligjit dhe është garant i vendimeve sovrane të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe, përkundër veprimeve të tilla, do të vazhdoj me angazhim të plotë në zbatimin e vendimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Sveçla, duke i ftuar qytetarët në veri që të respektojnë ligjet dhe t’mos dirigjohen apo manipulohen nga ata të cilët mbijetojnë politikisht, apo përfitojnë materialisht, falë tensioneve të këtilla.
Serbët djegin Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok!
POSTIMI PARAPRAKRama në OKB: Kjo Asamble nuk është e plotë pa Kosovën!
POSTIMI I RADHËSDragashi mëton më shumë investim tek fëmijëria e hershme