Dragash, 28 shtator 2020 – E caktuar më 17 të këtij muaji, mbledhja e paraparë për sot është shtyrë për të mërkurën, me kërkesë të përfaqësuesit të Komitetit për Komunitete. “Mendoj se nuk është dashur të caktohej për sot kjo mbledhje, duke pasur parasysh se komuniteti ynë sot ka ditën e vet sipas kushtetutës. Pra, sot kemi Ditën e Boshnjakëve dhe, në emër të komunitetit boshnjak, kërkoj që kjo mbledhje të shtyhet për një ditë tjetër”, tha në fillim të mbledhjes përfaqësuesi i Komitetit për Komunitete, Munir Jonuzi.
Pas këtij propozimi, kryesuesi i Kuvendit, Betim Merdiu, duke kërkuar edhe mendimin e kryetarit të Komunës, Shaban Shabani, e hodhi në votim propozimin, i cili paraprakisht u kundërshtua nga kuvendari i LDK-së, Samidin Xheladini, i cili tha se mbledhja tashmë duhet të vazhdojë, me që nuk është menduar paraprakisht për këtë datë. “Ne kemi edhe punë të tjera, prandaj nuk është mirë që të na largoni nga puna dy ditë. Është dashur ta mendonit paraprakisht këtë datë, mbase edhe të na njoftoni paraprakisht për anulimin e kësaj date dhe jo të vijmë këtu e pastaj ta shtyni për një ditë tjetër”, tha Xheladini. Megjithatë, me shumicë votash, mbledhja u shty për datën 30 shtator.
Sapo filloi mbledhja e KK Dragash, u shty për të mërkurën!
POSTIMI I RADHËSArrestohet kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati