Prizren, 16 dhjetor 2014 – Stafete Mustafa, njëra prej motrave të famshme të muzikës sonë popullore, e ka kujtuar sot bashkëshortin e saj, në katërvjetorin e vdekjes.
Në profilin e saj në Facebook, Safetja ka shprehur dhembjen që ende nuk po i shuhet, që kur e humbi bashkëshortin, më 16 dhjetor 2010. “Sot lotët s’kanë të ndalur. U bënë 4 vjet dhe asnjëherë nuk u pajtuam me humbjen tënde. Ishe një bashkëshort, baba dhe shok i përkryer. Sa mirë do të ishte, sikur të ishin të gjithë si ti. Nga udhëtimet e shumta, unë bëhesha nervoze ndonjëherë, ndërsa ti më thoshe ‘Safi… Jeta është e vështirë, por e bukur. Duhet ta jetojmë, sikur të ishin ditët e fundit’. Sot, unë po vazhdoj jetën, edhe pse me vështirësi. Çdo sukses i imi në këngë, më bën të lumtur, sepse gjithmonë ti ke pasur dëshirë që të jem në majat e Top Listës. Vajzat po e ndjekin rrugën tënde. E di që edhe ti ndihesh mirë me sukseset tona. Prandaj, unë do të jem më e fortë se kurrë. Po i ndjek këshillat tua. Me mall të kujtojmë Safi Nika dhe Elsa”, ka shkruar Safetja në Facebook.
Safete Mustafa, me mall e përkujton bashkëshortin!
POSTIMI PARAPRAKStop migrimit ilegal – Mos shpenzoni kot!
POSTIMI I RADHËSErdogan i përgjigjet BE-së: “Shikoi punët tua”!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.