Dragash, 19 maj 2014 – Paraditen e së hënës, në hyrje të fshatit Restelicë, në trevën e Gorës së Dragashit, pak para tunelit, një masiv shkëmborë ka rrëshqitur në rrugë, duke rrezikuar jetën e drejtuesve të automjeteve që kanë hasur në këtë grumbull të gurëve. Disa nga drejtuesit e automjeteve, të cilët janë përballur me këtë gjendje, i kanë thënë radios sonë se, vetëm kujdesi i madh që kanë bërë, kanë shpëtuar nga më e keqja. Ndryshe, sipas tyre, një moskujdes i vogël do të shkaktonte fatkeqësi, pasi vendi ku kanë rrëshqitur gurët është i padukshëm dhe ndodhet në një kthesë të rrezikshme.
Foto: Fazli KALANDERI