Dragash, 12 janar 2015 – Pas një dite të bukur që mbretëroi të dielën, në orët e mbrëmjes moti ka filluar të ndryshojë, për tu keqësuar rreth mesnatës. Rreth orës 23:00, bora e ka mbuluar rrugën kryesorë që lidh këtë komunë me botën, ndërkohë që rrugët lokale janë vështirësuar edhe më shumë për qarkullim.
Ekipi jonë ka dalë në terren por nuk ka parë asnjë borëpastrues. Rreth mesnatës, një borëpastruese është parë në bazën e kujdestarisë, në Llopushnik, ku punëtorët rrinin brenda në kamion. Pasi paraprakisht i ka informuar se rruga, nga Zhuri e deri në Dragash, është mbuluar nga bora, Radio SHARRI i ka pyetur këta punëtorë, nëse kanë ndërmend të intervenojnë. Në vend të përgjigjes, punëtorët janë nisur menjëherë me kamion, në drejtim të Zhurit.
Rikthehet bora në Dragash – Vështirësohet qarkullimi rrugor!
POSTIMI PARAPRAKNjerëzore – Një rrugë e dy punë!
POSTIMI I RADHËSA është e lehtë të jetosh në kohën e idiotëve?
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.