Prizren, 22 nëntor 2014 – Në pritjen që iu ka bërë të enjten krerëve të Komunës së Dragashit, rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, ka kërkuar nga mysafirët që të shikojnë mundësitë për t’iu ndarë bursa studentëve nga Dragashi, të cilët ia mësyjnë kësaj vatre arsimore.
Përpos kryetarit, Salim Jonuzi, delegacionin e Dragashit e përbënin edhe drejtori i Arsimit, Hajri Ramadani, drejtori i Administratës komunale, Avni Nebiu, si dhe dy figurat e larta nga kjo komunë, përkatësisht nga treva e Gorës, zv. ministri aktual i MASHT-it, Usmen Ballxhi, dhe ish-ministri i Shëndetësisë, tani staf akademik në këtë universitet, Sadik Idrizi.
Rektori Vataj, pasi i ka falënderuar mysafirët nga Dragashi, ka kërkuar që të mendojnë për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune, nga të gjitha komunitetet, duke ua mundësuar këtyre të fundit që të studiojnë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Në përgjigjen e tij, kryetari Jenuzi ka thënë se, me gjithë buxhetin e vogël që ka kjo Komunë, do të përpiqet që të gjejë forma për mbështetjen e studentëve. Kujtojmë se nga Komuna e Dragashit janë kërkuar parreshtur bursa për studentët, por që kryetari Jenuzi ka thënë se, përkundër dëshirës dhe vullnetit, mundësitë buxhetore janë minimale për këtë destinim. Aktualisht Komuna e Dragashit mbetet ndër të paktat në Kosovë që nuk ndan bursa.
Bravo
ishalla bahet keshtu siq po pretendon ky per keto bursa