Dragash, 04 shtator 2019 – Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar kompaninë “Meka” në fshatin Plavë të Dragashit, ku nga afër është njohur rreth planit zhvillimor të kësaj kompanie për të ardhmen, si dhe rreth efektit që ka ndikuar taksa në produktet serbe dhe ato boshnjake.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se, krahas reformave fiskale për lirimin nga TVSH-ja të lëndës së parë, me këmbëngulje do të vazhdojë në krijimin e klimës së volitshme për kompanitë vendore. “Sot, isha dëshmitar i kapacitetit mbresëlënës të prodhimit cilësor në kompaninë ‘Meka’ të familjes së vyer Piraj, një shembull i shkëlqyer se si sektori privat respekton të drejtat e punëtorëve dhe që ka fituar besimin e konsumatorit në nivel global. Nga pronari, Burim Piraj, u njoftova për planin zhvillimor të kompanisë për të ardhmen dhe impaktin e taksës 100% në ngritjen e kapaciteteve prodhuese, rrjedhimisht edhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Krahas reformave fiskale për lirimin e lëndës së parë nga TVSH-ja dhe lehtësirave tjera, me këmbëngulje do të vazhdojmë në krijimin e klimës së volitshme për kompanitë vendore, që të rrisin prodhimtarinë me cilësi të garantuar dhe të shtojnë numrin e të punësuarve, duke iu siguruar pagë dhe kushte të dinjitetshme në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në – Facebook
Ramush Haradinaj vizitoi kompaninë “Meka” në Plavë
POSTIMI PARAPRAKFillon ndryshimi i premtuar i qytezës së Dragashit!
POSTIMI I RADHËSPolicia e Dragashit sot hapi dyert për qytetarët