Dragash, 11 maj 2020 – Pas lirimit të sektorit të ndërtimtarisë, në Dragash po vazhdojnë punimet në infrastrukturën rrugore, të cilat kanë filluar vitin e kaluar. Aktualisht po punohet në sheshin e qytezës, ku hapësira përpara ndërtesës së Komunës po shndërrohet në rrethrrotullim.
Sipas projektuesve, kjo hapësirë, deri më tani ishte e parregulluar dhe shpesh shfrytëzohej për parkimin të paligjshëm të automjeteve, e që jo rrallë pasonin gjobat.
“Prandaj është projektuar në atë mënyrë që të jetë më lehtë për qarkullimin e automjeteve, të ketë më shumë hapësira për këmbësorët dhe më shumë siguri për të gjithë”, shprehen zyrtarët, duke përmendur edhe faktin se, për shkak të hapësirës së parregullt, shpesh ndodhnin edhe aksidente trafiku.
Qendra e Dragashit bëhet me rrethrrotullim
POSTIMI PARAPRAKDritën apo errësirën – Zgjedhja është e jotja!
POSTIMI I RADHËSVdes pacientja nga Plava e Dragashit, e infektuar me Covid-19