Dragash, 11 gusht 2015 – Janë ndarë 20 mijë euro për kubëzimin e tri rrugëve në fshatin Rrenc të Dragashit por punimet janë ndërprerë, për shkak se janë krijuar mosmarrëveshje mes banorëve të këtij lokaliteti dhe punëkryesit. Banorët thonë se punimet po kryhen “shkel e shko” dhe se punëkryesi nuk po i merr parasysh vërejtjet e tyre. Problemin e njëjtë e ka shpalosur edhe anëtari i Kuvendit të Komunës, Artan Loshaj, i cili vjen nga ky fshat, duke thënë se organet komunale duhet të intervenojnë për ta zgjidhur problemin. “Banorët e fshatit Rrenc nuk janë të kënaqur me punimet që po bëhen atje. Madje, ata janë zënë keq edhe me punëkryesin, i cili nuk po i përfill kërkesat e tyre”, ka thënë Loshaj.
Redaksia jonë ka kontaktuar me inxhinierin, Xhevxhet Sinani, i cili është i kontraktuar nga Komuna e Dragashit për mbikëqyrjen e punimeve në të gjitha investimet kapitale. Ai thotë se në fshatin Rrenc nuk ka fare problem, por janë banorët ata që po krijojnë probleme. “Punimet janë ndërprerë, sepse banorët po duan ta marrin menaxhimin në duart e tyre. Me këto kushte nuk po mund të veprojë firma që është kontraktuar për realizimin e punimeve, prandaj po presim ta gjejmë një zgjidhje. Realisht, është e pamundur të punohet nën ato kushte, ku secili kërkon diçka shtesë para derës, apo pronës së tyre. Ne kemi një projekt dhe duhet t’i përmbahemi atij”, ka thënë Sinani për Radio Sharrin.
Punimet në tri rrugët e Rrencit, mbesin pezull!
POSTIMI PARAPRAKNë Tetovë, vëllai mbyt vëllanë!
POSTIMI I RADHËSKryeziu: Ja çka mbetet pas garës së pehlivanëve!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.