Dragash, 17 korrik 2019 – Rreth orës 14:00, sot sërish ka sharruar skaj rrugës një kamion, në afërsi të fshatit Plavë, në magjistralen Zhur – Dragash. Krejt kjo si pasojë e dheut të butë, me të cilin është mbuluar kanali, pasi është shtruar një kabllo elektrike nëntokësore.
Drejtuesit e automjeteve të rënda po ankohen se, për shkak të këtij kanali të sapombuluar, për të cilin po thonë se nuk është punuar mirë, ata po detyrohen të mos e anashkalojnë fare asfaltin, pavarësisht rrethanave që po u paraqiten, kur po hasin në automjete të mëdha. “Gjerësia e kësaj rruge nuk ofron komoditet për dy automjete të rënda, prandaj detyrohemi ta shfrytëzojmë edhe bankinën. E kur po dalim pak anash, po sharrojmë”, tha njëri nga drejtuesit e automjeteve, i cili ka dërguar këtë foto në redaksinë tonë.
Punët u kryen, problemet mbesin!
POSTIMI I RADHËSFSK-ja merr në menaxhim Aeroportin e Gjakovës