Dragash, 08 dhjetor 2021 – Drejtoria komunale e Arsimit në Dragash e ka përfunduar përpilimin e listës së përfituesve të bursave për studentët nga kjo komunë, veprim ky që po bëhet për herë të dytë. Më herët, gjithnjë kishte arsyetime se kjo komunë e varfër nuk ka mundësi financiare të ndaj bursa për studentët, por që tashmë janë gjetur format dhe mundësisë dhe, tashmë është viti i dytë që studentët po stimulohen edhe financiarisht.
Zyrtari për Buxhet dhe Financa në këtë drejtori, Ymer Ejupi, tha për redaksinë tonë se në këtë drejtori është punuar intenzivisht që sa më parë të përfundojë ky proces dhe se të përzgjedhurit janë përcaktuar duke i zbatuar rregullat e parapara. “Jemi munduar që rregullat dhe kushtet e parapara në këtë proces përzgjedhës t’i zbatojmë në mënyrë strikte. Kjo, jo vetëm për t’i parandaluar kritikat por edhe për t’i përfshirë nxënësit që vërtetë meritojnë të mbështetën nga buxheti i shtetit”, tha shkurt Ejupi, duke shtuar se, përpos tij, në komision kanë qenë edhe Alltane Tërshnjaku, zyrtare për Arsim dhe Sirhan Bajrami, zyrtar për komunitete.
Shkarko listën e plotë – KËTU!