Problemet me tender – Mbesin pa ujë 15 vendbanime të Dragashit!

Problemet me tender – Mbesin pa ujë 15 vendbanime të Dragashit!

Dragash, 10 dhjetor 2018 – Shumë vendbanime të Dragashit po mbesin pa ujë, për shkak të shkeljeve në tender, të cilat kanë filluar qysh nga hapja e tenderit në vitin 2016. Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, ka thënë se projekti i ujësjellësit është një nga projektet madhore të komunës së Dragashit që i përfshinë 15 fshatra dhe qytezën e Dragashit. Sipas tij, ky projekt nuk po mund të realizohet, shkaku i pengesave gjatë procesit të tenderimit, shkruan – Kallxo.com.