Honiton, 19 janar 2016 – Një qytetar nga Honitoni i Britanisë së madhe kishte porositur një telefon të markës Samsung Galaxy S6, por kur e hap kutinë, gjen një sfungjer për larjen e enëve dhe një konservë peshku.
Greg Cundill, thotë se me gëzim po priste të shikonte telefonin e ri që kishte porositur, por ka mbetur gojëhapur kur e kishte hapur kutinë dhe në të kishte gjetur një konservë peshku. “Nuk dija çfarë të thosha, kur e hapa kutinë”, ka rrëfyer 23-vjeçari, Greg, duke ironizuar me “mallin” që kishte pranuar.
“Mua as që më pëlqejnë sardelet. Po atë sfungjerin, nuk e di se përse e kanë vendosur aty”, ka thënë Greg. Ndërkohë, kompania që kishte bërë transportin po heton rastin, raporton portali – METRO.
Porosit Samsung Galaxy S6, merr sardele!
POSTIMI PARAPRAKAksident trafiku në Plavë – Lëndohen dy persona (Video)
POSTIMI I RADHËSAksident i çuditshëm trafiku – Nuk ka të lënduar!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.