Dragash, 15 shtator 2015 – Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Kuvendin e Komunës së Dragashit, ka organizuar sot punëtorinë “Përkrahje Komunës së Dragashit në procesin e zhvillimit të buxhetit”, me qëllim lehtësimin e diskutimit në mes të përfaqësuesve të ekzekutivit komunal, legjislativit, anëtarëve të komuniteteve, publikun e gjerë dhe palëve të tjera të interesuara, në lidhje me zhvillimin e buxhetit komunal.
Pjesëmarrësit edhe kësaj radhe potencuan se është tepruar me investimet kapitale në kubzimin e rrugëve, përderisa ka prioritete më parësore ku do të duhej të investohet. Madje, për dallim nga debatet tjera, sot nuk u vërejtën fare ndasi politike e as etnike midis anëtarëve të Kuvendit të Dragashit. Që të gjithë kritikuan ekzekutivin komunal, për të cilin thanë se investimet nuk po i orientojnë sipas kërkesave të qytetarit por vetëm në baza familjare dhe të grupeve të ngushta të interesit.
Në sqarimet që dha zyrtari komunal për financa, Beqir Rashiti, dolën në pah se ende ka kërkesa të shumta nga qytetarët dhe, sipas tij, kjo e ka detyruar qeverinë komunale që t’i shkoj deri në fund kësaj pune. “Ne po merremi me kubzime, sepse kemi shumë kërkesa nga qytetarët, madje edhe akuza nga ata që nuk i kanë rrugët e kubzuara. Vazhdimisht po na kërkojnë që edhe atyre t’iu kubzohen rrugët, siç është bërë në 70 përqind të rrugëve nëpër fshatra. Prandaj, politikë e kësaj qeverie lokale edhe më tej mbetet që këtij projekti t’i shkohet deri në fund dhe mos të mbetet asnjë rrugë pa u kubzuar”, tha Rashiti. Ndërkaq, përfaqësuesit e OSBE-së thanë se, përmes kësaj punëtorie synohet që të krijohet një udhërrëfyes dhe një model i komunikimit, informimit dhe transparencës, si dhe ka për synim nxitjen e pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse të pushtetit vendor.
Politikë e qeverisë së Dragashit, ende mbetet kubzimi!
POSTIMI PARAPRAKKDI-ja nuk kaloi mirë në Dragash – Shpallet e pasaktë!
POSTIMI I RADHËSIPK-ja kërkon suspendimin e Nexhmi Krasniqit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.