Prishtinë, 07 janar 2015 – Shtetasi kosovar që është gjetur pa shenja jete në kufirin Serbi-Hungari, është nga një fshat i komunës së Ferizajt, raporton Gazeta Tribuna, e cila thirret në burime të besueshme zyrtare, duke dhënë edhe disa të dhëna për këtë person.
Sipas kësaj gazete, viktima I. F. është lindur më 1960, ndërsa autoritetet shtetërore tashmë e kanë njoftuar familjen e të ndjerit, ndërsa trupi i këtij të fundit ndodhet në Mjekësinë Ligjore dhe është duke iu bërë autopsia nga autoritetet e Hungarisë. Ditë më parë, ky person është gjetur i ngrirë nga të ftohtit, 15 metra në brendi të territorit hungarez. Për ngjarjen dhe identitetin e viktimës është informuar edhe ambasada e Kosovës në Budapest, nga e cila pritet që sot do të dalë me një qëndrim zyrtar, përkitazi me këtë rast tragjik.
Personi që u gjet i vdekur në Hungari, është nga Farizaj!
POSTIMI I RADHËSTahirsylaj: “Ka përfunduar dimri i ashpër në Kosovë”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.