Përfundoi turneu “Ta afrojmë Diasporën përmes Futbollit”

Përfundoi turneu “Ta afrojmë Diasporën përmes Futbollit”

Dragash, 16 gusht 2021 – Për tri ditë më radhë, në fushën sportive të fshatit Kuk dhe fshatit Blaç, në komunën e Dragashit, është zhvilluar turneu “Ta afrojmë Diasporën përmes Futbollit”, organizuar nga Drejtoria komunale për Kulturë, Rini e Sport në Dragash, në bashkëpunim me K.F. “Opoja”.
Mbrëmë u zhvilluan gjysmëfinalet në mes të “Tumçinës” (Zaplluxhe) dhe “Kolixhonit” (Kapre), si dhe në mes të K.F. “Opoja” dhe “Kafja e Kuqe” (Bellobrad). Nga këto ndeshje, finalistë dolën “Tumçina” dhe “Opoja”, ndërsa fituese e gjithë turneut doli K.F. “Opoja”.
Drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Lirim Hajredini, si dhe nënkryetari i Komunës së Dragashit, Selami Sahiti, të cilët kanë qenë prezentë në gjithë këtë shfaqje sportive, i kanë falënderuar të gjitha ekipet pjesëmarrëse për korrektësinë e tyre, si dhe banorët që kanë prezantuar në stadiumin e fshati Blaç, duke bërë tifo me shumë mirësjellje.
Ndeshjet u përcollën me shumë interesim nga shikuesit prezentë, si dhe përmes transmetimit të drejtpërdrejtë nga ekipi ynë, në platformën – Facebook.


 

KËRKO FJALËT