Përdhunohen në tren 100 vajza të mitura, shokohet India!

shokohet indiaDhanbad, 26 nëntor 2013 – Shokohen indianët, pas publikimit të lajmit se 100 vajza të mitura janë përdhunuar nga një grup të rinjsh, gjatë një udhëtimi me tren për në qytetin indian, Bihlar. Raportohet se për katër orë vajzat janë përballur me djemtë dhunues, të cilët nuk e kanë kursyer asnjërën prej tyre. Vajzat janë të gjitha nxënëse të një shkolle katolike, në qytetin Dhanbad. Ato po ktheheshin me tren nga një ekskursion dyditor, të shoqëruara nga tri mësuese.
Pavarësisht faktit se i kishin rezervuar bileta për tren, vajzat i kanë gjetur disa nga vendet e tyre të zëna nga një grup i djemve, të cilët më pas i dhunuan ato fizikisht dhe psikologjikisht.
Mësueset kanë kërkuar ndihmë, por askush nuk iu ka ndihmuar, duke ua mundësuar djemve që për katër orë të bëjnë ç’të duan me vajzat, të cilat janë detyruar të qëndrojnë në këmbë, të dëgjojnë ofendime e sharje, nga më vulgaret, e madje edhe të përdhunohen.
Njëra nga vajzat i ka deklaruar policisë, se mësueset janë përpjekur t’i ndalojnë djemtë, por ata i kanë sulmuar edhe ato, duke i goditur me forcë.

  1. Radio SHARRI - Dragash 20/08/2018, 19:03

    ghghghghh

Leave a Reply