Për një qafore, fiton burg të përjetshëm!

burgim per vrasjeTiranë, 04 dhjetor 2013 – Gjykata e Tiranës vendosi sot burgim të përjetshëm për Aldo Hoxhën, me akuzën për vrasje, të cilën e kishte kryer ndaj Fatbardha Hoxhës. Sipas vendimit të gjykatës, vrasja është kryer, në tentativë për t’i grabitur asaj varësen që mbante në qafë. Ndërkaq, mbrojtja ka kërkuar pafajësi për klientin e tij, duke pretenduar së, në gjykim janë bërë manipulime të shumta me provat. Sipas aktakuzës, i pandehuri Hoxha, është personi që më 7 gusht 2012, tek Fusha e Aviacionit në Tiranë, e ka qëlluar me thikë viktimën, Fatbardha Tafa, për t’ia rrëmbyer më pas varësen e floririt.

KËRKO FJALËT

Leave a Reply