Dragash, 01 prill 2022 – Pas më shumë se 40 vjet punë, sot është pensionuar motra kryesore medicinale në QKMF-në e Dragashit, Nexhype Berisha. Në organizimin përcjellës për në pensionin e merituar, u tha se ky çast ngërthen emocione të përziera sepse motra Nexhype është shembull tipik i një gruaje të fortë, e cila përkushtohej ndaj pacinetëve, ishte menaxhere e mirë dhe bashkëpunëtore e mrekullueshme me stafin e këtij institucioni. “Ajo ka ditur të ofroj ngrohtësi e urtësi, aty ku ka punuar dhe vepruar”, tha mes tjerash kryetari Xheladini, i cili në këtë ceremoni ishte i shoqëruar nga drejtori për Shëndetësi, Behar Brenolli, si dhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Qamil Kolloni. Me tej, Xheladini tha se dikurë ishte mjek në këtë institucion ndërsa sot ndodhet aty si Kryetar komune, për ta përcjellur në pension ish-kolegen e tij, e që edhe ky është emocion shtesë për të. “Jam mirënjohës për punën që ka bërë motra Nexhype, me të cilën kam punuar së bashku dhe nuk e harroj kurrë faktin se ishte vazhdimisht e përkushtuar për bashkëpunim”, shtoi Xheladini.
Kujtojmë se Nexhype Berisha është bashkëshortja e dëshmorit, Ruzhdi Berisha.