Pas dy muajsh kërkimi, gjendet trupi i Enver Çengajt!


gjendet-enver-cengajDragash, 26 shtator 2014 – Pas gati dy muajsh, mbrëmë është gjetur trupi i të zhdukurit, Enver Vahit Çengajt (42), nga fshati Pllajnik, me banim në Dragash, i cili më 30 korrik të këtij viti ishte larguar nga shtepia dhe nuk dihej gjë për fatin e tij. Një burim i besueshëm i ka thënë Radio SHARRI-t, se trupi i pa jetë i të ndjerit është gjetur në lëndinat e fshatrave të kësaj ane, saktësisht, mes fshatrave Xërxë dhe Shajne. “Tashmë është e sigurtë. Ai ishte trupi i Enverit, sepse identifikimin e ka bërë familja e tij, duke ia njohur veshëmbathjet, pasi trupi ishte shpërbërë i tëri”, ka thënë ky burim.
Merret vesh se në vendngjarje kanë dalë organet përkatëse dhe se trupi i të ndjerit është marrë për t’i bërë obduksionin, pas së cilit proces do të dilet me një komunikatë zyrtare.