Nuk jemi të gjithë njësoj – Gojën, vetëm Zoti ma mbyll!

selim kryeziu ldkNga: Selim KRYEZIU


• Një vit më parë, në ditën e sotme, ju më zgjodhët kryetar të Degës në Dragash. Sot, një vit pas, dua t’ju falënderoj të gjithëve, ju delegatë nga Zaplluxha, Blaçi, Bresana, Kuklibegu, Kuki, Buzezi, Zgatari, Brruti, Bellobradi, Zymi, Kosava, Kapra, Pllajniku, Xërxa, Rrenci, Shajna, Dragashi, Plava, Buçja e Breznja, për besimin e dhënë.
Gjatë këtij viti, unë dhe Kryesia jemi përpjekur t’i kryejmë detyrat tona, si parti opozitare, në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i vënë në pah parregullsitë dhe  keqpërdorimet e pushtetit aktual, pushtet për të cilin e kam thënë edhe me herët, se është pushtet i dalë fare. Kemi grumbulluar edhe fakte konkrete, të cilat ua kemi ofruar organeve kompetente dhe ato janë duke u marr me rastet.
Të dashur qytetarë, delegatë të nderuar! Unë, asnjëherë nuk kam pas për qellim, e as ide të bëj opozitë agresive, opozitë të ashpër, opozitë të vrazhdë; aq më pak të merrem me individë, duke përmendur emra të përveçëm. Nuk është në natyrën time kjo. Por, ky pushtet dhe këta individë sillen aq paturpshëm, aq papërgjegjshëm dhe aq vrazhdë, sikur bota të kishe filluar me ta dhe do të përfundojë me ta. Teori e Luigjit të XIV kjo. Prandaj, më është dashur të dal jashtë vetës, në përpjekje për t’i vënë fre kësaj kolere.
Sa për “muhabete” kafenesh, që plasojnë individ të caktuar, të tipit “do ja mbyllim gojën”, e që kanë për qëllim frikësimin tim, iu them: HARROJENI. Këtu jam, e këtu do të jem, derisa Zoti të vendosë ndryshe.
Të dashur qytetarë, unë pres mbështetjen Tuaj, për të mirën e përgjithshme të vendit tonë. Në të mirën e përgjithshme të gjithë ne kemi hisen tonë, ashtu sikurse kemi hisen tonën edhe në të keqen e përgjithshme. Prandaj, mos heshtni. Dhe, ju lutem: Mos paragjykoni! Konkluzioni Juaj “se të gjithë, kur vijnë pushtet janë të njëjtë”, e që ka ardhur si pasojë e dëshpërimit Tuaj të gjatë me njerëzit e politikës, nuk qëndron. Më falni por, këtë nuk do ta pranoj kurrë. Unë jam këtu për të dëshmuar të kundërtën.

NUK JEMI TË GJITHË NJËSOJ!

* E keqja ndodhë, kur njerëzit e mirë heshtin! Prandaj, ju lutem ejani! Njerëz të mirë, bëhuni bashkë dhe mos heshtni! Ecim drejt fitores!

Faleminderit

(Letër publike, drejtuar delegatëve të Kuvendit të VIII Zgjedhor të LDK-së në Dragash. Pikëpamjet e shprehura në këtë letër, nuk paraqesin domosdoshmërish edhe pikëpamjet e redaksisë sonë)

  1. Pershendetje zotit kryeziut!! Nese ket e thua nga zemra dhe po nga ai Seli qe te njohe qysh nga bankat shkollore atehere kur nepermjet poezive dhe dramave si nxenes protestonim kunder shtypjeve qe bente atehere Jugosllavia sote e ke ma lehte qe haptas te thuash ate qe dikur nuk guxonim!! Nese je ai Seli qe dikur i besoja mos e mbyll gojen por fillo niher edukoj dhe pastroj njerzit qe ne mengjes pin kafe me ty dhe ne mbremje bejne sehir per ty!!! Njeriu qe e udheheq komunen po ti kishte dhe nja dy SELA ne kabinetin e ti kurr nuk do ta bente komunen teater i kukllave ! E njejta vlen dhe per selin qe nese pran veti mban njerez qe dikur bejshin Foto me Kushnerin dhe te ndjerin Rugova dhe naten bejshin dosje te UNMIKU atehere do te te mallkoj dhe bora e Sharrit!! Edhe vet e di se ne komunen tone po me ato xhezve dhe filgjana qe disa pinin kafe para luftes te njejtit pine edhe sote( pa dallim partie ) ! Kjo krahin ka dhen shume kuadra per gjithe Kosoven e vet pas qlirimit e deri sot udheheqet prej lalove dhe njerzve qe u rrine shefave nder tavolin!! Ose hape gojen dhe vazhdo aty ku kemi filluar ne bankat shkollore ose heshte dhe se bashku kerkojme NJI GRUSHTE Te FORTE Ti BiNA MaLIT Qe NuK BEN ZE!!!??

Leave a Reply