Dragash, 30 shtator 2022 – Një person ka marrë lëndime trupore gjatë një përleshjeje fizike në fshatin Restelicë të Dragashit, mëngjesin e së enjtes.
Lajmin e ka bërë të ditur sot policia në komunikatën e rregullt për media, duke specifikuar se ngjarja kishte ndodhur rreth orës 10:00 dhe se që të dy personat e përfshirë do të procedohen në gjykatë. “Si pasojë e një konfrontimi fizik që ka ndodhur midis dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore. Pas trajtimit mjekësor, të dyshuarit janë sjellë në stacion dhe, pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Në Restelicë lëndohet një person në përleshje!
POSTIMI PARAPRAKNë Restelicë nis projekti për mbrojtje nga ortekët