Në QKMF-në e Dragashit emërohen dy zyrtarë nga Gora!

Në QKMF-në e Dragashit emërohen dy zyrtarë nga Gora!

Dragash, 29 janar 2025 – Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, të martën ka emëruar dr. Behie Esatin, si ushtruese dertyre, zv-drejtoreshë në QKMF, si dhe dr. Mestan Sadikun, ushtrues detyre, shef në Shërbimin Urgjent të QKMF-së në Dragash.
Sipas sqarimeve të publikuara nga Komuna e Dragashit, këto emërimi u bënë pas konfirmimit të ligjshmërisë së Statutit të QKMF-së nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, statut ky që u miratua në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës së Dragashit, në dhjetor të vitit të kaluar.
Kujtojmë se në këtë mbledhje u zhvillua një debat me tensione, ku një deputet i komunitetit joshumicë kërkonte që, gjatë votimit të Statutit, të mos pranohen rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Mirëpo, kryetari Xheladini pati premtuar se, pasi miratimit të Statutit, me një vendim të veçantë do ta caktojë zëvendësdrejtorin e QKMF-së nga komuniteti joshumicë. Dhe, tashmë ky premtim u realizua, duke emëruar dr. Behie Esatin, pjesëtare nga komuniteti joshumicë, si U.D. zv-drejtoreshë në QKMF, pozitë kjo të cilën do ta ushtrojë deri në përfundim të procedurave ligjore të rekrutimit.


 

KËRKO FJALËT