Dragash, 11 qershor 2017 – Në fshatin Krushevë të trevës së Gorës, raportohet se ka ndodhur një incident mes goranëve, përkatësisht mes kryetarit të JGP-së, Adem Hoxha dhe Safet Kushit, i cili pretendon se është i pari i Gorës. Ngjarja ka përfunduar me denoncim në polici nga ana e Adem Hoxhës, i cili ka thënë se ishte sulmuar verbalisht nga Safet Kushi, i cili kishte tentuar të përleshej edhe fizikisht por që të pranishmit e kanë shmangur këtë përleshje. “Askush nuk e priste se ky person që jeton në Zvicër dhe nga atje vazhdimisht më fyente në Facebook, sot do të merrte guximin të përleshej edhe fizikisht. Por, të pranishmit nuk e lejuan përleshjen fizike dhe gjithçka përfundoi me sulme dhe fyerje verbale, duke më thënë se do të më shfaroste”, tha Hoxha për redaksinë tonë, duke shtuar se rastin e ka paraqitur edhe në polici.
Burimet tona nga policia e kanë konfirmuar se rasti është paraqitur në polici nga Adem Hoxha dhe nesër pritet që të merret në pyetje edhe Safet Kushi, kur do të mësohet gjithçka rreth këtij incidenti.
Në Gorë pati një incident – Sulmohet Adem Hoxha!
POSTIMI PARAPRAKSelim Kryeziu shpall fituese LDK-në – Reagon Mujdin Jusufi!
POSTIMI I RADHËSPërfundon procesi zgjedhorë – Të gjithë shpallin fitoren!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.