Në Dragash gjendet ujku i mbytur – Intervistohet bariu!

Në Dragash gjendet ujku i mbytur – Intervistohet bariu!

Dragash, 15 prill 2019 – Një patrullë policore, derisa ishte në pikë kontrolli, kanë dëgjuar dy krisma nga arma e zjarrit në fshatin Mlikë të Dragashit, pas së cilës kanë reaguar duke e takuar një bari, i cili po ruante delet. Aty kuptojnë se, në momentin kur i rrezikohej kopeja prej ujqërve, bariu (G.D.) kishte shtënë dy herë në drejtim të ujkut. “Gjatë verifikimit dhe kontrollimit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një revole e kalibrit 7.65, pa fishekë. I dyshuari, pas intervistimit, me vendimin e prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë, duke shtuar se në vendin e ngjarjes policia ka gjetur edhe një ujk të mbytur.

KËRKO FJALËT