Ndërpriten punimet në Deçan – Haradinaj i fton diplomatët në vendngjarje!

Ndërpriten punimet në Deçan – Haradinaj i fton diplomatët në vendngjarje!

Prishtinë, 28 maj 2018 – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se diplomatët e huaj duhet të dalin në vendngjarje, para se të deklarohen rreth situatës së krijuar me ndërtimin e rrugës, Deçan- Plavë, ku punimet në këtë rrugë janë ndërprerë të shtunën pas kërkesave të Manastirit të Deçanit dhe reagimeve ndërkombëtare. “Qeveria e Kosovës e ka për obligim riparimin dhe menaxhimin e rrugëve në tërë territorin e Kosovës. Ekziston një keqinformim rreth punimeve në njërën nga rrugët e Deçanit. Ftoj diplomatët që të shkojnë në vend të ngjarjes, të shohin situatën dhe të binden se, rruga që po rinovohet, ka ekzistuar edhe më parë, për t’iu shmangur kështu deklarimeve të ngutshme”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj, në profilin e tij në – Facebook.

KËRKO FJALËT