Mjeku nga Bellobradi me sukses operoi Halil Kastratin

Mjeku nga Bellobradi me sukses operoi Halil Kastratin

Prizren, 06 tetor 2021 – Dr. Hatim Baxhaku, me sukses po i mjekon Yjet mbarëshqiptare. Së fundmi, ai e ka operuar me sukses edhe humanistin e njohur nga Kosova, Halil Kastratin, i cili ia kishte besuar shëndetin spitalit privat “Ortomedica”, ku përvojën e tij deri në pension, dr. Baxhaku po e vazhdon si kirurg i mirënjohur, e të cilin po e asiston djali i tij, Sylejmani.
Pasi është liruar për në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore, vetë Kastrati ka njoftuar publikun se po ndihet mirë dhe se do të vazhdojë aktivitetin e tij prej humanisti. “Unë ia dola edhe kësaj sfide, atë të operimit me sukses. Ndihem shumë i pasur nga të gjitha ato lutje e bekime prej mbarë popullit që i bënë për mua dhe shëndetin tim. Një falënderim i veçantë shkon për spitalin ‘Ortomedica’, si dhe doktorin, Hatim Baxhaku. Unë kam filluar ta marr veten dhe, pres shumë shpejt t’i kthehem punës me Jetimat e Ballkanit, gjë e cila i jep kuptim jetës sime”, është deklaruar Kastrati.
Kujtojmë se, dr. Hatim Baxhaku, së fundmi kishte operuar me sukses karateistin e njohur shqiptar, Enver Idrizin. Si një kirurg i suksesshëm dhe i njohur në trojet shqiptare, dr. Baxhaku ka fituar besimin e shumë yjeve shqiptarë, pas besimit që kishte arritur me kohë tek popullata.

(Suel AHMETI)