Prishtinë, 21 nëntor 2013 – Kuvendi i Kosovës e ka miratuar me 59 vota për, 31 kundër dhe një abstenim Projektligjin për Buxhetin e viti 2014, pas një debati të gjatë nga deputetët, por që, me gjithë kundërshtimin e tij nga opozita, ky draft kaloi në leximin e parë.
Në fjalën e tij para deputetëve të pranishëm, kryeministri Hashim Thaçi, tha se ky buxhet do të mundësojë rritjen e pagave në kuotën 100 për qind, ashtu siç ka premtuar për mandatin e ardhshëm, 2014-2018. Por, partitë opozitare janë shprehur kundër miratimit të Projektligjit të Buxhetit 2014.
Në votim, LDK, Vetëvendosje dhe AAK kanë votuar kundër, ndërkaq PDK dhe partitë tjera e kanë mbështetur këtë Projektligj.
Albin Kurti, nga Vetëvendosje, ka thënë se me këtë buxhet nuk plotësohen nevojat e qytetarëve dhe nuk rriten mundësitë për qytetarët. Por, sipas Kurtit, imponohet shkelja e të drejtave të tyre për jetë të dinjitetshme. “Me këso buxheti, Qeveria sërish rreshtohet në regjistrin e problemeve të Kosovës e jo të zgjidhjeve për Kosovën. Kur kemi Qeveri të padrejtë dhe të padobishme, kundërshtimi i saj nga Kuvendi është edhe i drejtë edhe i dobishëm. Prandaj, ju bëj thirrje që ky buxhet i propozuar për vitin 2014, të mos votohet dhe të mos kalojë në Kuvend”, u shpreh Kurti.
Pas përfundimit të punimeve të Kuvendit, ministri i Ekonomisë, Besim Beqaj, i falënderoi publikisht deputetët që dhanë kontributin e tyre për miratimin e buxhetit. “Falënderoj deputetët për përkushtimin, përkrahjen, vërejtjet e sugjerimet e tyre, në lidhje me planifikimin buxhetor. Ky kontribut i tyre, sigurisht se do të mundësoj që, pas diskutimeve, Buxheti për vitin 2014, të jetë meritor për vendin dhe qytetarët tanë. Uroj që në ketë frymë të kaloj edhe në leximin e dytë”, ka thënë Beqaj.
Miratohet Projektligji për Buxhetin, Beqaj falënderon deputetët!
POSTIMI PARAPRAKLamtumirë Koli!
POSTIMI I RADHËSKosova nderon me medalje, Xhejms Rubinin!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.