Dragash, 23 tetor 2015 – Kuvendi i Komunës së Dragashit e ka miratuar sot raportin 9-mujor të Buxhetit të Komunës për këtë vit, ndonëse me debate dhe kritika të shumta, të cilat kryesisht kishin të bënin me përqindjen që është shpenzuar në këtë periudhë, si dhe për destinimin e mjeteve të shpenzuara.
Nga gjithsej 27 anëtarë që ka Kuvendi, 22 morën pjesë në votim, nga të cilët 10 vota ishin PËR, 6 KUNDËR dhe 6 ABSTENIM. Opozita kritikoi qeverinë rreth shpenzimeve të shumta për, siç u shprehën, luksin e tepruar. Ndërkohë, u kërkuan më shumë shpenzime në dobi të qytetarëve. Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ahmet Bahtiari, u mundua të jepte sqarime rreth raportit, duke konstatuar se disa anëtarë të kuvendit nuk po e kuptojnë si duhet, prandaj po kritikojnë. Sipas tij, gjithçka në raport është sipas parametrave që parashihen nga Ministritë përkatëse dhe se ai raport është përpiluar me korrektësi maksimale.
Në këtë mbledhje mungonte kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, i cili ndodhet jashtë shtetit. Pikërisht për këtë u anulua pika e fundit e rendit të ditës, e cila kishte të bënte me diskutimet eventuale, ku dominojnë pyetjet që anëtarët e kuvendit i parashtrojnë kryetarit.
Miratohet Buxheti 9-mujor i Dragashit – Kritika rreth shifrave!
POSTIMI I RADHËSNë Bresanë të Dragashit një person plagoset me thikë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.