Dragash, 17 janar 2019 –Ministria e Shëndetësisë e ka marrë përsipër trajtimin e vogëlushit nga fshati Blaç, Adni Ejupi, për të cilin kemi njoftuar mbrëmë se ka nevojë urgjente për shërim jashtë vendit. Lajmin e kanë bërë të ditur për redaksinë tonë familjarët e vogëlushit, duke iu falënderuar të gjithë atyre që janë solidarizuar me këtë sfidë që e ka përballuar këtë familje të 10-vjeçarit. “Faleminderit për përkrahjen dhe interesimin e qytetarëve por, me trajtimin e vogëlushit do të merret Ministria e Shëndetësisë, e cila do t’i mbulojë 100% shpenzimet e tretmanit”, tha për redaksinë tonë njëri nga familjarët e vogëlushit, duke pranuar se, megjithatë, për ndihmat që kanë mbërritur deri më tani dhe, për ato që do të mbërrijnë, kjo familje vërtetë ka nevojë, pasi kjo kauzë e tyre ka edhe kosto të tjera.
Ministria e merr përsipër trajtimin e vogëlushit nga Blaçi
POSTIMI PARAPRAKVala dhe Ipko kërkojnë sërish shtyrjen e zbatimit të kodit +383!
POSTIMI I RADHËSArrestohen dy persona nga Bresana – Transferohen në Dubravë!