Ministria e Diasporës nderon dy opojanë!

bejtullah destani demir reshitiPrishtinë, 02 gusht 2015 –  Gazetari i mirënjohur nga fshati Bresanë, Demir Reshiti, si dhe historiani nga fshati Blaç, Bejtulla Destani, që të dy nga treva e Opojës së Dragashit, sot janë nderuar me çmime nga Ministria e Diasporës. Reshiti është nderuar me çmimin për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës dhe mërgatës në kontinuitet me emisionin “Më Afër” në RTK – Radio Kosova, ndërkaq Bejtulla Destani është nderuar me çmimin për kontribut në arsim, shkencë dhe teknologji.
Në mesin e aktiviteteve të shumta, si dhe debatit me krerët e institucioneve qendrore dhe atyre lokale të Kosovës dhe Shqipërisë, këtë vit Ministria e Diasporës ka ndarë çmime për “Mërgimtarin e Vitit” në 6 fusha, si dhe 4 çmime për gazetarinë, përkatësisht kronikën më të mirë të realizuar në promovimin e diasporës dhe sukseseve të personaliteteve që jetojnë dhe veprojnë jashtë kufijve të Kosovës. Laureatë të çmimeve, të cilat i ndanë ministri i Diasporës, Valon Murati, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nga qeveria e Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi, si dhe kryetari i Kmunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, krahas Demir Reshitit dhe Bejtulla Destanit, ishin edhe Shkelzen Doli, Elina Duni, Shkelzen Gashi, Nazar Mehmeti, vëllezërit Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi (Post Mortum), Lumira Kelmendi, Zana Fetiu, dhe portali informativ “Albinfo.ch”. Pas ndarjes së çmimeve u organizua një debat i hapur me qytetarët e mbledhur në Amfiteatrin e pishinës së Gërmisë dhe përfaqësuesve të ministrive, Komunës dhe shoqatave të ndryshme.

Leave a Reply