Dragash, 16 mars 2014 – Ndërkohë që nuk pa pasur fare reagime nga pushteti lokal në Dragash, lidhur me zgjedhjet e Serbisë që u zhvilluan në këtë komunë, kryetari i partisë më të madhe opozitare (LDK), Fatmir Mehmeti, përmes një prononcimi për Radio SHARRI-n, ka thënë se lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve në komunën e Dragashit, ku nuk ka asnjë serb, ishte i pritshëm, pasi partia në pushtet u lidh me CDU-në, e cila njihej si përkrahëse e Serbisë, ku krerët e këtij subjekti drejtojnë ende Komunën paralele të Gorës.
“Në zgjedhjet tona të fundit, u pa se disponimi i shumicës anoi sipas inercionit politik. Mos e dhentë zoti që Serbia të kthehet këtu edhe de fakto, sepse ecjet politike të partisë në pushtet po na çojnë tek ky realitet i hidhur. PDK-ja përfaqësohet me eksponentë bifurkativ në rrafshin lokal, madje edhe në atë qendror. Ne kemi mjaftë figura reprezentative që do t’i çonin proceset përpara në komunë. Por, siç duket, udhëheqësit aktualë e shohin shpëtimin kah Beogradi”, tha Mehmeti, duke paralajmëruar se, javën tjetër, LDK do të dalë me një komunikatë, ku do të potencohen të gjitha ndodhitë negative në Dragash. “Këto plagë që po na shkaktohen nga koalicioni i PDK-së me subjektin proserb nga Gora, synojnë të na e marrin edhe shpirtin”, ka thënë Mehmeti, duke e kundërshtuar fuqishëm procesin zgjedhor të Serbisë, i cili u zhvilluar edhe në trevën e Gorës.
Procesi i votimit për Parlamentin e Serbisë, në trevën e Gorës është zhvilluar pa asnjë problem. Madje, pjesëmarrja e banorëve nga kjo trevë ka qenë tejet masive, e që asnjëherë më parë nuk ka ndodhur një interesim kaq i madh i goranëve për zgjedhjet e Serbisë.
“Merita për këtë pjesëmarrje të madhe, iu takon organeve të përkohshme të Komunës së Gorës”, ka thënë për Radio SHARRI-n, kryetari i këtyre organeve të qeverisë serbe, Adem Hoxha, duke potencuar se numri i votuesve pritet të arrijë rreth 5 mijë.
Mehmeti: Zgjedhjet serbe në Dragash, nuk ndodhën rastësisht!
POSTIMI PARAPRAKPolicia arreston protestuesit – Iu kërkon respektim procedurash!
POSTIMI I RADHËSPër Serbinë, votohet edhe në Gorë të Dragashit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.