Prizren, 10 dhjetor 2019 – Në rrugën “Ismajl Kryeziu”, në Prizren, dje rreth orës 09:00 ka ndodhur një aksident trafiku, ku pjesëmarrës ka qenë drejtuesi i autobusit zyrtar. Në raportin e sotëm të policisë thuhet mes tjerash se rasti është proceduar ndaj një gorani.
“Të hënën, në orën 09:15, vozitësi i nacionalitetit goran, me autobus zyrtar, nga pa kujdesia, e ka goditur biçiklistin mashkull, me përkatësi shqiptare. Viktima, pas tretmanit mjekësor, është liruar në shtëpi ndërsa rasti, me vendim të prokurorit, është përcjellë në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Me autobus zyrtar aksidenton biciklistin
POSTIMI PARAPRAKMjekja suedeze e kthen çmimin Nobel – Vuçiq e vlerëson Hendken!
POSTIMI I RADHËSNëse sistemi arsimor do të organizohej ndryshe…