Malishevë, 08 janar 2015 – Krijimi i Rajonit të Gjakovës, duket se nuk po pranohet nga komunat që deri më tani i takonin rajonit të Prizrenit. Përderisa rajonit të Pejës i është shkëputur Gjakova me fshatrat e saj, edhe rajonit të Prizrenit i janë marrë dy komuna, Rahoveci dhe Malisheva, të cilat i janë bashkuar rajonit të Gjakovës. Por, Malisheva paralajmëron se do të bëjë përpjekje që në asnjë formë të mos jenë pjesë e rajonit të Gjakovës, shkruan Gazeta Tribuna, e cila ka kontaktuar me kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Malishevë, Enver Hotin. Ky i fundit ka thënë se kanë diskutuar në një mbledhje për shqetësimin e qytetarëve të komunës së Malishevës, pas kalimit të shumicës së institucioneve komunale në regjionin e Gjakovës. “Anëtarët e Kuvendit të Komunës, unanimisht e kanë kundërshtuar këtë dhe kanë kërkuar fillimin e procedurave për rikthim në regjionin e Prizrenit, aty ku me mijëra vjet banorët e kësaj rrethine janë të lidhur në çdo formë”, ka thënë Hoti, duke shtuar se Malisheva është ankuar edhe në zyrën e kryeministrit, ku e ka kundërshtuar kategorikisht shkëputjen nga Prizreni. “Ne e kemi kundërshtuar një propozim të tillë tinëzar dhe kemi bërë një shkresë, të cilën ia kemi dërguar edhe kryeministrit dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal, por zyrtarisht ende nuk kemi pranuar përgjigje”, ka thënë Hoti për Gazetën Tribuna.
Malisheva refuzon të bëhet Gjakovë!
POSTIMI PARAPRAKGazetarët e Kosovës solidarizohen me kolegët francezë (Video)
POSTIMI I RADHËSRevista “Charlie Hebdo” e ka mbështetur Kosovën dikurë! (Video)
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.