Prizren, 29 qershor 2015 – Misioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar sot në Prizren konferencën “Liria e medias dhe standardet profesionale”, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të medieve dhe institucionet që ndërlidhen me këtë fushë.
Në konferencë u vlerësua gjendja aktuale në lidhje me lirinë e medias, si dhe standardet etike e profesionale në Kosovë, ku u potencuan shumë peripeci me të cilat ballafaqohen mediat tona.
Pjesëmarrësit nga kjo konferencë dhanë rekomandime për palët relevante të interesit, se si të përmirësohen standardet e medias në Kosovë. Më së shumti u potencua problematika e mosrregullimit me ligj të portaleve të shumta, për të cilat u tha se shpesh raportojnë në mënyrë joprofesionale, duke e zbehur punën e gazetarisë tradicionale. Për këtë u tha se duhet urgjentisht të gjendet një mekanizëm, i cili do t’i fusë në kontroll të gjitha portalet, ndërkohë që mediat tradicionale u udhëzuan që të mbrohen, duke u thirrë në të drejtën e autorësisë. Tryeza u drejtua nga, Arben Hajredinaj, zyrtar vendor i Seksionit për media, pranë Departamentit për Demokratizim të Misionit i OSBE-së në Kosovë, ndërkaq panelistë në konferencë ishin, Zekirja Shabani (kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës), Furtuna Sheremeti (shefe e zyrës ligjore, BIRN, Jeta në Kosovë), Budimir Niçiq (producent i emisionit “Slobodno Srpski”), Naile Selimaj-Krasniqi (shefe ekzekutive e KPM-së), Anamari Repiq (zëvendëskryesuese e Bordit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës), Ardita Zejnullahu (drejtoreshë e Asociacionit të Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës), Imer Mushkolaj etj. Në tryezë mori pjesë edhe drejtori i Radio Sharrit, Beqir Beqaj, si dhe përfaqësues nga mediat e rajonit të Prizrenit. Që të gjithë u pajtuan se në Kosovë duhet edhe shumë punë për tu bërë, në mënyrë që fusha mediale të arrijë më shumë profesionalizëm, të jetë e mbrojtur dhe e lirë në kryerjen e misionit fisnik që bart mbi supe, secili nga gazetarët.
Liria e medias – Ende larg asaj që kërkohet!
POSTIMI PARAPRAKDështon sërish zgjedhja e nënkryetarit për minoritetet!
POSTIMI I RADHËSNjë studiues nga Opoja promovon tre libra në Prishtinë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.