Dragash, 15 shtator 2017 – I ndërtuar shumë vite më parë, përpara luftës së fundit në Kosovë, ky krua në qendër të Dragashit, përballë ndërtesës së Komunës, po rinovohet nga ushtarët turq, të stacionuar në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Pas këtij rinovimi, kroi tashme është emërtuar nga vetë ushtarët turq, me emrin Husen Kutllu, ushtar ky që në ditët e para të pasluftës ra viktimë në Dragash, teksa merrte pjesë në pastrimin e minave të mbetura nga ushtria serbe.
Përpos kroit, turqit po e meremetojnë edhe parkun që ndodhet në këtë cep të Dragashit, ku edhe kanë vendosur një përmendore, për nderë të këtij ushtari, të cilin ata e quajnë dëshmor.
Ajo që është bërë temë këto ditë, është interesimi i qytetarëve dhe disa zyrtarëve nga kjo komunë rreth kritereve që janë ndjekur në gjithë këtë punë që po e bëjnë këta ushtarë. “Është një punë e mirë që po bëhet nga CIMIC-u turk dhe që ka për qëllim rregullimin e këtij parku dhe kroit”, tha për redaksinë tonë një përkthyes i kësaj ushtrie, duke potencuar se këto nuk janë fjalë të tija por të institucionin ku punon.
Nga ana tjetër, drejtori për Urbanizëm Kadastër dhe Mbrojtje të Ambientit në Dragash, Bean Haxhiasan, tha se për këtë intervenim nuk është lëshuar kurrfarë leje, ndërsa për emërtimet publike, djertoria që drejton ai nuk është kompetente. “Jo, nuk kemi lëshuar leje për këtë intervenim në këtë hapësirë publike”, tha shkurt Haxhasani, për redaksinë tonë.
Ky krua, tashmë ka emër!
POSTIMI PARAPRAKThaçi: “Serbet nuk janë rrezik për ne por janë nder”!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
po shkullne me rrenj,qfare na duhet,neser aty ai nderton gjami.turk milet .