Kuvendi konstituohet më 17 korrik – Datën e konfirmoi presidentja


atifete jahjaga presidentePrishtinë, 08 korrik 2014 – Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 17 korrik. Këtë datë e ka caktuar presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. “Bazuar në nenin 84 pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend, mora vendim që seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret më 17 Korrik 2014. Procesi i zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend, ka përfunduar me certifikimin zyrtar të rezultatit, duke i hapur rrugën konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës. Të gjitha veprimet e mia do të jenë të mbështetura në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjet në fuqi. Pas konstituimit të Kuvendit, do ta dërgojë në Kuvend edhe propozimin për mandatarin e ri për kryeministër”, thuhet në njoftimin e presidentes Jahjaga.