Prizren, 01 mars 2018 – Lënda penale kundër ish-kryetarit të Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, i cili në nëntor 2017 ishte dënuar me një vit burgim me kusht për keqpërdorim të pozitës zyrtare, është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, me arsyetimin se ka shkelje thelbësore të procedurës penale.
Apeli, poashtu, ka vendosur që rasti të kthehet në rigjykim sa i përket të akuzuarit, Nexhat Selaj, i cili ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, ndërsa për dy të akuzuarit tjerë, Bean Haxhiasan dhe Vetim Hasani, të cilët ishin liruar nga akuzat, Apeli ka vërtetuar aktgjykimin në fjalë, raporton portali – Betimi për Drejtësi.