Prizren, 25 nëntor 2020 – Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e përdorimit të ujit, sidomos në këtë periudhë pandemie, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a, ka njoftuar se është duke punuar me të gjitha masat e shtuara operative, që ju të furnizoheni me ujë dhe të keni shërbim cilësor pandërprerë. Por, kompania ju bën thirrje që edhe ju si konsumatorë t’iu përgjigjeni obligimeve tuaja, duke bërë pagesën e ujit që shpenzoni. “Ju lusim që t’i bëni pagesat me rregull që mos të grumbullohet borxhi juaj , e që do ta ruani edhe stabilitetin financiar të kompanisë, duke qenë se operojmë me vetëfinancim. Kjo do të thotë se pagesat tuaja kontribuojnë drejtpërdrejt në shërbimet të cilat ne ju ofrojm. Të gjithë konsumatorëve obligativë, të cilët nuk e kanë kontraktuar borxhin e tyre, KRU “Hidroregjioni Jugor” sh.a, gjatë muajit dhjetor 2020, do t’ju ofrojë edhe një mundësi që ta bëjnë këtë, kundrejt një pagese fillestare prej 10%. Ndërkaq, ata konsumatorë borxhlinjë, të cilët nuk i përfillin mundesitë që ju ofron kompania, do të dërgohen në procedurë përmbarimore tek përmbaruesi privat apo edhe do të ju ndërprehen sherbimet e ujit (kjo vlen për konsumatorët me borxhe të akumuluara ndër vite dhe që nuk iu kanë përgjigjur vërejtjeve të lëshuara nga Inspektoriati i njësisë). E gjithë kjo bëhet pa dëshirën tonë, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për konsumatorët e rregullt. Kjo, sepse kompania duhet t’i mbulojë kostot e veta operative”, thuhet mes tjerash në apelin e kompanisë, duke shtuar se, për të pasur shërbim dhe furnizim cilësor me ujë, duhet edhe të paguhet. “Për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësorë, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi. Në mënyrë që t’ju ofrohet ky shërbim cilësor, kërkohet nga ju që t’i përmbushni obligimin tuaja, duke bërë pagesën me rregull të faturave mujore për shpenzimin e ujit. Ju bëjmë me dije se deri më tani janë përgatitur me dhjetëra lëndë të konsumatorëve për t’u dërguar te përmbaruesi. Për çdo informacion shtesë mund të drejtoheni në zyrat tona për Shërbime me Konsumatorë”, thuhet në fund të apelit nga kjo kompani, duke ju porositur që t’i respektoni masat mbrojtëse ndaj Covid-19, sa herë që do t’i vizitoni pikat ku i kryeni shërbimet e pagesave.
Kryni pagesat obligative për ujin e shpenzuar, që ta keni 24 orë!
POSTIMI PARAPRAKNënshkruhet deklarata për eliminimin e seksizmit në media
POSTIMI I RADHËSC-19: Një i vdekur dhe pesë raste të reja në Dragash