Kryeziu dorëhiqet nga posti i drejtorit të Arsimit në Dragash!

Kryeziu dorëhiqet nga posti i drejtorit të Arsimit në Dragash!

Dagash, 16 mars 2023 – Selim Kryeziu, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i drejtorit të Arsimit në komunën e Dragashit, duke mos dhënë detaje shtesë rreth arsyes së largimit të tij nga kjo pozitë.
Redaksia jonë ka kontaktuar me Kryeziun por ai nuk ka dhënë ndonjë arsye për dorëheqjen, pos që e ka përjashtuar mundësinë se mund të ketë hsur në ndonjë problem. “Asgjë më shumë seç kam shkruar në Facebook nuk kam për të thënë”, tha shkurt Kryeziu.


Postimi i plotë në Facebook:

Miq të nderuar

Dje kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e drejtorit të Arsimit.
Kemi bërë bashkë mjaftë punë të mira gjatë një viti dhe shpresoj që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Faleminderit të gjithëve për bashkëpunim, kolegve drejtorë, drejtorëve të shkollave dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në këtë drejtim.
Faleminderit kryetarit Bexhet Xheladini, për besimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe.

Faleminderit!