Dragash, 09 shkurt 2024 – Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, vizitoi të enjten tri shkolla, në të cilat u zyrtarizuan drejtorët. Fillimisht vizitoi shkollën “28 Nëntori” në Bresanë, pastaj shkollën “Sezai Surroi” në Bellobrad dhe më pas edhe shkollën “9 Maji” në Rapçë, ku u takua me drejtorët e rinj të këtyre shkollave, Naser Myrtezanin, Fadil Bahtjarin dhe Jasim Bajramin.
Pas përfundimit të procedurave të konkursit dhe rekomandimit të Komisionit Përzgjedhës, të enjten kryetari Xheladini nënshkroi vendimet për emërimin e drejtorëve në këto shkolla, si dhe kontratat e punës. Pas këtyre vizitave, kryetari Xheladini zhvilloi një vizitë edhe në Qendrat me Bazë në Komunitet, në fshatin Bresanë, ku ishin të pranishme edhe përfaqësueset nga Zyra e UNICEF-it, për të parë nga afër punën e edukatoreve, si dhe zhvillimin e procesit të edukimit dhe socializimit të fëmijëve në këto qendra.
Kryetari Xheladini zyrtarizon tre drejtorë!
POSTIMI PARAPRAKMbahet sesioni informues për mbrojtjen nga dezinformatat!
POSTIMI I RADHËSQeveria e Dragashit mbajti mbledhjen e parë për këtë vit