Dragash, 08 shkurt 2022 – Pas reshjeve të furishme të borës që mbretëruan ditët e fundit në komunën e Dragashit, kryetari i kësaj komune, Bexhet Xheladini, kishte bërë apel dhe lutje që secili qytetar që ka mundësi, t’i rreket punës për pastrimin e udhëve nga bora.
Tani që moti është stabilizuar, të gjitha udhët janë të kalueshme, si rezultat i angazhimit të borëpastruesve, si dhe vullnetarëve, të cilët apelit të kryetarit i janë përgjigjur pozitivisht duke vënë në dispozicion edhe traktorët. Prandaj, këta të fundit kryetari Xheladini sot i ka falënderuar. “Të gjithë qytatarët, të cilët iu përgjigjen apelit dhe lutjes sime për hapjen e rrugëve nga bora, i falenderoj përzemërsisht. Zoti qoftë me ju dhe ju shpërbleftë me të mirat e tij”, ka shkruar Xheladini në profilin e tij në Facebook.