Dragash, 21 gusht 2015 – Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, sot ka organizuar debat publik, lidhur me buxhetin për periudhën 2016 – 2018, ku ka thënë se lista e parashikimit të investimeve kapitale është ndarë në proporcion me numrin e banorëve, bazuar në interesimin e këtyre të fundit, apo përfaqësuesve të fshatrave.
Në këtë debat publik është parë pjesëmarrje rekorde e qytetarëve, krahasuar me debatet tjera publike, ku shpesh ato anuloheshin për shkak të mungesës së qytetarëve. Ajo që është parë, në debatin e sotëm, kanë qenë banorët nga treva e Gorës që janë interesuar më së shumti dhe këtë e kanë dëshmuar me pjesëmarrjen e tyre, karshi banorëve nga Opoja, të cilët ishin të paktë në debatin e sotëm.
Nga banorët u dëgjuan kërkesa të shumta, siç është uji i pijshëm, kanalizimi, rrugët etj. Por, pati edhe ankesa, pasi disa vendbanime nuk janë përfshirë fare në investimet kapitale për vitin 2016. Për këtë, kryetari Jenuzi tha se nuk kanë pranuar asnjë kërkesë nga komunitetet përkatëse, në lidhje me nevojat për investime. “Ne nuk mund të dimë se çfarë duan banorët, përderisa ata nuk na kanë kërkuar asnjë ndërhyrje në infrastrukturë. Prandaj ne e hedhim propozimin tonë në debat publik që të marrim vërejtje, sugjerime dhe propozime”, tha Jenuzi, duke paralajmëruar se debati i dytë do të zhvillohet pas rreth një muaji e mëpastaj do t’i kalohet Kuvendit të Komunës për miratim.
Kryetari i Dragashit debaton me qytetarët për buxhetin
POSTIMI PARAPRAKMaqedonia, me armë i dëbon refugjatët! (Video)
POSTIMI I RADHËSBastiset “Kobra City” – Arrestohet Kallashi!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.